Në kuadër të gjallërimit të jetës kulturore për fëmijë, por edhe të prezantimit të talenteve artistike fëminore, ka nisur në qytetin e Fierit "Festivali i 43-të i Këngës për Fëmijë".Në këtë event artistik marrin pjesë jo vetëm fëmijët e qytetit të Fierit, por edhe nga zona rurale përreth. Dy netët e para do të interpretohen nga 12 këngë, ndërsa natën e tretë do të interpretohen të 24 këngët dhe do të ndahen çmimet. Natën finale do të interpretohen të 24 këngët me qëllim që të mos krijojmë asnjë iluzion dhe pakënaqësi te fëmijët. (Gazmend Agaj)