Në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, janë ngujuar hartuesit e tezës së maturës. Ata nuk do të dalin nga këto ambiente deri në datën 1 Qershor, kur është edhe provimi i parë i maturës shtetërore. Ata nuk do të kenë asnjë komunikim me askënd jashtë kësaj godine në bazë të rregullores me përjashtim të rasteve emergjente, ku të vetmit persona me të cilët mund të flasin janë ministri i Arsimit dhe zëvendës ministri.. Risi këtë maturë është se nxënësit e shkollave private do të testohen në ambientet e shkollave publike, me qëllim që ata të jenë në kushte të barabarta. (Gazmend Agaj)