pamja nga lartë e lagjes antike
pamja dimërore e lagjes
Në kryeqytetin e lashtë të Kinës Nanjing, një prej lagjeve antike quhet Gaochun ndodhet, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 7.6 hektarësh dhe popullsi prej afro 1300 banorësh. Lagjja antike Gaochun ka një histori mbi 500-vjeçare.
Lagjja Gaochun ka qenë zona më e rëndësishme e qytezës. Në këtë lagje janë ruajtur disa komplekse arkitekturore të Dinastinës Ming (viti 1368--1644) dhe Dinastinës Qing (viti 1636--1919). Ndërtesat e lashta u ndërtuan buzë lumit, muret e tyre u lyen me rozë dhe tjegullat me të gjelbër.
Në këtë lagje, kudo mund të shikoni gdhendje të bukura druri ose guri, si dhe tabela të dyqaneve të shkruar me hieroglifë tradicionalë kinezë. Lagjja emërohet nga turistët dhe dijetarët si "miniatura e qytetërimit lindor", "thesari artistik i ndërtesave të lashta".
Për shkak të largësisë nga qytete moderne, ndikimet e kulturës, ekonomisë dhe modelit shoqëror modern ndaj kësaj lagje janë relativisht të vogla. Në lagjen antike Gaochun, janë ruajtur jo vetëm shumë komplekse të lashta arkitekturore, por edhe kultura tradicionale civile. (Shy Guan)
shfaqja artistike në lagje
lagjja antike Gaochun
lagjja antike Gaochun