lagjja veriore
lagjja lindore
lagjja jugore
Distrikti Qi në provincën Shangxi të Kinës Veriore, ka një histori të lashtë. Lagjja lindore, lagjja perëndimore, lagjja jugore dhe ajo veriore në qytetin e lashtë, quhen "lagjet antike Jinshang", të njohura ndryshe si lagjet tregtare, për shkak të lulëzimit ekonomik në lashtësi.
Dyqanet që ndodhen në dy anët e lagjeve, kanë stil të dukshëm tradicional në ndërtime. Ato u ndërtuan me materiale tradicionale druri. Tabelat e dyqaneve janë shkruar nga shkrimtarë të njohur të kohës.
"Oborri Qujia" që ndodhet në lagjen lindore, ka një histori mbi 300-vjeçare. Pronari i këtij oborri ishte tregtar i njohur që kishte ndërtuar 40 oborre në këtë distrikt. "Dyqani i çajit Chang Yuchuan" ishte dyqani më i madh i çajit në këtë lagje. Tani, aty u ndërtua muzeu i dyqaneve të çajit. Muzeu është një vend për të njohur kulturën kineze të çajit dhe një çajtore e mirë për kohën e pushimit. (Shy Guan)
porti guri
Oborri Qujia