Festivali i 48 i Këngës për Fëmijë të Tiranës, pas disa ditësh do të startojë në kryeqytet. Ky eveniment muzikor, i cilësuar si një prej veprimtarive të rëndësishme kulturore që zhvillohen në kryeqytet për fëmijë, këtë vit do të jetë i mbushur plot risi, ndërsa është punuar për të sjellë më shumë atmosferë këto ditë të muajit maji. Edicioni i 48 i festivalit do të zhvillohet në Akademinë e Arteve në datat 24 dhe 25 maj. (Gazmend Agaj)