Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe nuk ka mundur dot të fitojë të drejtën të shkojë në finalen e 'Eurosong'-ut. Konkurruese në këtë festival me këngën "Feel the passion", ajo mori pjesë në gjysmëfinalen e parë që u zhvillua në Dyseldorf të Gjermanisë. Nga 19 shtetet pjesëmarrëse në këtë gjysmëfinale, drejt finales shkuan 10 shtete, por në bazë të votave të dërguara në adresë të pjesëmarrësve, Gaçe me sa duket nuk ka mundur të mbledhë të duhurat që do t'i siguronin asaj vijimin e kësaj aventure dhe biletën për në finale. E megjithatë, ajo ka shpresuar deri në momentin e fundit, nga ku kamerat e kapën tek valëviste flamurin. (Gazmend Agaj)