Përfundojnë 95 % e punimeve rindërtuese në Wenchuan,
Në zonën e prekur nga tërmeti i madh në distriktin Wenchuan, kanë përfunduar 95 % e punimeve në objektet e rindërtuara dhe deri në nëntor të këtij viti, punimet pritet të përfundojë. Këtë e deklaroi nëndrejtori i Komisionit shtetëror të zhvillimit dhe reformës, Mu Hong.
Në një konferencë për shtypi mbajtur në qytetin Chendu, Mu Hong, tha se në zonat e shkatërruara nga tërmeti në provincat Sichuan, Shansi dhe Gansu, janë ndërtuar mbi një milion e 900 mijë banesa në fshat, 280 mijë banesa në qytet, 3800 shkolla të ndryshme, 2100 spitale dhe ambulanca. Gjithashtu janë ndërtuar dhe mbi 5 mijë objekte infrastrukturore. (Du)