Tërmeti në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, shkatërroi edhe habitatin natyror të arinjve panda. Por sot duket se gjendja i është rikthyer normalitet, sipas të dhënave më të fundit të nxjerra nga kontrolli për arinjtë panda. Periudha e pas tërmetit ishte e rrezikshme për ta, gjë që ndikoi dukshëm në pakësimin e habitetit të tyre.
Pas përpjekjeve 3 vjeçare, habitati i tyre natyror prej 1 mijë kilometrash katrore është rindërtuar. Tani migrimi i arinjve panda i është kthyer normalitetit, duke lënë pas pasojat e tërmetit të vitit 2008. Ai rrënoi afro 600 kilometra katrore. (Shy Guan)