Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shprehu sot me anë të një njoftimi për shtyp, keqardhjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ana Qendro, Anëtare me Titull Individual e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.Qendro ndërroi jetë në moshën 65 -vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.Eksperienca e gjatë si mësuese e edukimit fizik, si dhe vullnetarizmi i saj për zhvillimin e Olimpizmit dhe nxitjen e solidaritetit dhe miqësisë mes njerëzve, bënë që në vitin 2007, ajo të nderohet nga Bashkia e Tiranës me trofeun "10 Personalitet e Vitit".Qendro do të mbahet mend si autore dhe organizatore e një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri. (Gazmend Agaj)