PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wenchuan: Në nëntor, përfundon rikonstruksioni në zonat e prekura nga tërmeti
2011-05-03 21:01:58 cri komenti juaj Printoni

Në fund të nëntorit të këtij viti, do të përfundojë në përgjithësi rikonstruksioni i ndërtesave të institucioneve publike dhe banesave private të banorëve në zonat e prekura nga tërmeti në Wenchuan.

Sipas nënkryetarit të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, Wei Hong, niveli i përgjithshëm i kushteve të jetesës bazë dhe i zhvillimit ekonomik e shoqëror, pritet të arrijë ose dhe kalojë, nivelin e para tërmetit.

Zoti Wei Hong, tregoi se në zonat e prekura nga tërmeti, janë investuar afro 120 milionë dollarë dhe kanë përfunduar 27564 projekte, gjatë dy viteve të fundit pas tërmetit. Gjatë rikonstruksionit, i është kushtuar rëndësi më të madhe cilësisë së projekteve. Në mënyrë të veçantë, projektimi për shkollat, spitalet dhe ndërtesat e tjera publike është bazuar në një standard anti-tërmet, më të lartë se ai i ndërtesave të tjera.

Nënkryetari i provincës Sichuan, Wei Hong, theksoi se cilësia e projekteve të rikonstruksionit është e garantuar në përgjithësi. Vitin e kaluar, këto projekte kaluan provën e përmbytjes dhe rrezikut nga rrëshqitja e dherave.

(Shy Guan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China