Në kryeqytetin kinez Pekin, u mbyll të enjten në mbrëmje, Festivali i parë Ndërkombëtar i Filmit, me një ceremoni në Qendrën Olimpike të sportit.
Festivali ndërkombëtar i filmit, tërhoqi mbi 700 shtëpi kinematografike brenda dhe jashtë Kinës, ndërsa 1263 të ftuar morën pjesë në të. Aktivitetet u përcollën nga 171 media nga 25 vende të botës.
Por gjithashtu Festivali i parë ndërkombëtar i filmit në Pekin, shënoi edhe një rekord për arkëtimet, nisur nga kontratat që u nënshkruan në të. Kështu deri më 26 prill, u nënshkruan mbi 10 projekte, me një total vlere prej 2.794 miliardë juanë. Sipas statistikave, ky është rekordi më i lartë që është shënuar ndonjëherë në festivale apo ekspozita të filmave në Kinë. (Çang Çuo)