Më 23 prill, u hap në Teatrin Kombëtar të Kinës stina e parë ndërkombëtare kinematografike e Pekinit. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shumë personalitete të qarqeve kinematografike si për shembull regjisori i filmit vizatimor "The Lion King" Rob Minkof, kryetari i Festivalit Kinematografik të Venecies Marko Muller, Jackie Chan, Zhang Ziyi etj.
Filmi i parë që shfaqet në stinën kinematografike është "Guang Yunchang" dhe në stinë do të shfaqet edhe filmi "The Black Swan" që fitoi çmimin Oskar të filmit më të mirë. (Fani)