Aleanca Kuq e Zi ka bërë një apel për mbrojtjen e simboleve të kombit. Gjithashtu ajo ka reaguar te premten për situatën e rëndë në të cilën ndodhen monumentet e patriotëve shqiptarë, të cilët janë harruar nga shteti. "Duhet të mbrohen vlerat kombëtare. Po cënohen simbolet e kulturës dhe lashtësisë", ka deklaruar Aleanca. Aktualisht lëvizja në fjalë është përfshirë në një aktivitet për mbledhjen e firmave të qytetarëve shqiptare të të gjithë vendit për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. (Gazmend Agaj)