PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rikthehet "Gjeneral Gramafoni", pas 33 vitesh në piktura dhe fotografi
2011-04-22 16:48:00 cri komenti juaj Printoni

"Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?" titullohet ekspozita e artit bashkëkohor, e cila mbledh rreth saj disa nga artistët më të njohur të artit pamor shqiptar. E veçantë në llojin e saj, ekspozita vjen e kuruar nga Zef Paci dhe Tina Finnas, ndërsa përqasje tematike është e konceptuar nga Edi Muka. Ekspozita "Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?" dëshiron të mbushë zbrazëtirën e krijuar në strukturën shoqërore duke reflektuar mbi të kaluarën historike të afërt me një perspektivë të qartë përmbi gjendjen e sotme. Sipas organizatorëve të ekspozitës, veprat e artistëve pjesëmarrës na paraqiten me një larmi temash, duke prekur histori personale, reflektime të brendshme, simbole të kohëve të shkuara dhe dilema të reja të një tranzicioni të përjetshëm. Emërtuesi i përbashkët i shumë veprave të artit që shtrihen nga videoja te piktura, fotografia, performanca dhe instilacioni, sipas organizatorëve të ekspozitës është një pozicion reflektiv mbi gjendjen tonë sociale, kulturore dhe politike të sotme. E gjithë kjo vjen e prezantuar në punimet e artistëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë, që janë emra të cilët janë aktiv sot në zhvillimin e artit pamor shqiptar. Emrat pjesëmarrës të ekspozitës qe u cel në datën 15 prill në orën 18.30 në galerinë FAP ishin Adrian Paci, Albert Brahaj, Alketa Ramaj, Armand Lulaj, Enkelejd Zonja, Era Tula, Heldi Pema, Ledia Kostandini, Leonard Qylafi, Theodoraq Napoloni, Lina Selander, Stefan Çapaliku. (Gazmend Agaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China