Solistët e Ansamblit Popullor interpretuan mbrëmjen fundjaven e kaluar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit valle nga krijimtaria e koreografit Besim Jazexhiu, të realizuara ndër vite.Solistët e Ansamblit Popullor interpretuan në koncertin "Me valle në këtë fillim pranvere" disa nga vallet e njohura të folklorit shqiptar si "Na këcen dhe maja e gishtit", "Në sarajet e Ali Pashait", Valle Arbëreshe, "Ra Faja prej fiku" , "Valle Myzeqare", etj.Në këtë koncert morën pjesë edhe Ansambli Koral, grupi i valleve dhe orkestra e Ansamblit, ndërkohë që korepetitor ishte Rexhep Çeliku, drejtues i korit Gramoz Burba dhe dirigjent Vladimir Hasimi. Krijimtaria e Jazexhiut ndër vite ka në qendër fabula, të cilat i japin interes të veçantë valleve të tij si dhe trajton me shumë kujdes elementët e veçantë të folklorit të zonës.Mjeshtri i Ansamblit të Valleve ka filluar punë në vitin 1961 si balerin në TKOB dhe që prej atëhere ka krijuar personazhe në balete të ndryshme si "Halili dhe Hajria", "Delina", "Laurenca", "Fadeta", "Sherazadja", "Petja dhe Ujku", etj. (Gazmend Agaj)