Disa botues dhe njerëz të njohur të librit e të kulturës shqiptare kanë krijuar Shoqatën e Librit Shqip me qëllim kryesor që botuesit, shkrimtarët, përkthyesit dhe të gjithë njerëzit e kulturës të kenë mundësi më të mira të përfaqësimit të librit në gjuhën shqipe.Shoqata e Librit Shqip dëshiron të përfaqësojë sa më mirë interesat e botuesve shqiptarë që aderojnë në të kundrejt institucioneve shtetërore dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare dhe që kanë të bëjnë me librin dhe me kulturën në përgjithësi. (Gazmend Agaj)