Ishulli tropikal kinez, Hainan, u bë i katërti në botë që aplikon politikën pa taksa për turistët. Masa ligjore hyri në fuqi më 20 prill. Autoritetet lokale parashikojnë që me aplikimin e kësaj politike, të rrisin numrin e turistëve që vizitojnë ishullin, duke e shpresuar se numri i vizitorëve do të arrijë në 30 milionë.
Sipas përcaktimit ligjor, kur largohet nga ishulli, çdo turist mund të blejë deri në 18 lloje mallrash pa taksë, me një vlerë totale prej afro 750 dollarësh. Shumica e këtyre mallrave janë të importuar nga vende të huaja. (Shy Guan)