porta e Yinxu-së, në formën e hieroglifit të vjetër kinez
Yinxu, kryeqyteti i vjetër i Dinastinës Shan të Kinës së lashtë, mbi 3300 vjet më parë, ndodhet në provincën Henan të Kinës qendrore.
Sipërfaqja e përgjithshme e rrënojave të Yinxu-së, është afro 24 kilometra katrore. Këtu u zbulua hieroglifi më i vjetër kinez dhe vegla prej bronzi më e madhe në botë. Në Yinxu, dokumentet historike dhe zbulimet arkeologjike, vërtetuan ekzistencën e kryeqytetit kinez.
Në mars të vitit 2001, Yinxu u vlerësua si i pari ndër 100 zbulimet arkeologjike të shekullit të XX-të në Kinë. Në korrik të vitit 2006, ai u përfshi në Listën e Trashëgimeve Botërore. (Shy Guan)
zbulime arkeologjike në Yinxu
zbulime arkeologjike në Yinxu, stoli prej kocke
zbulime arkeologjike në Yinxu, mbajtësi i rakisë prej bronzi