Nga tribuna e Forumit Aziatik Boao, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, u bëri thirrje vendeve të ndryshme aziatike të kapin shansin dhe të përballojnë së bashku sfidat për një jetesë të lumtur të popullit aziatik.
Forumi Aziatik Boao, i çeli punimet më 15 prill, në Boao të Hainanit të Kinës. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, lideri kinez, Hu Jintao, e quajti mision të përbashkët të popullit aziatik, ndërtimin një shoqërie harmonike.
Zoti Hu, shtoi se Kina do t'i përmbahet me vendosmëri rrugës së zhvillimit paqësor dhe do të zhvillojë aktivisht miqësinë e bashkëpunimin me leverdi reciproke me vendet e ndryshme aziatike. "Kina do të vazhdojë të luajë roli konstruktiv në problemet e nxehta rajonale, do të zgjidhë mosmarrëveshjet me vendet fqinje mbi territorin e të drejtat oqeanike nëpërmjet bisedimeve", tha Hu.
Gjithashtu Kina sipas tij, do të marrë pjesë aktivisht në dialogun e bashkëpunimit e sigurimit rajonal, për të ruajtur zhvillimin paqësore të rajonit. (Fani)