Në Boao të provincës Hannan të Kinës, filloi punimet sesioni i vitit 2011 të Forumit Boao. Mëngjesin e 15 prillit, Kryetari i shtetit të Kinës, Hu Jintao, mori pjesë në ceremoninë e hapjes ku mbajti dhe një fjalim. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin edhe presidenti rus ai i Brazilit, kryeministri koreanojugor dhe shumë personalitete të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse.
Viti 2011 shënon 10-vjetorin e krijimit të Forumit Boao. ME këtë rast do të ketë një seri aktivitetesh gjatë sesionit.