Qytetarët kinezë të internetit, apo më mirë përdoruesit kinezë, janë më aktivët në botë. Ata replikojnë më shpesh në internet, çdo ditë ose çdo javë, thotë një raport i Forumit të Ekonomisë Botërore, me seli në Nju Jork.
Hartuesit e raportit zhvilluan një sondazh, ku pyetjes "Do të reagoni për çështje që shtrohen në internet, çdo ditë ose çdo javë?", 45% e përdoruesve kinezë të internetit, i dhanë përgjigje pozitive.
Kjo është përqindja më e lartë në botë. Kinën e pasuar në renditje, Brazili dhe India. Ndërkohë përqindjet më të ulëta ishin nga Australia dhe Zelanda e Re. (Shy Guan)