Gjirokastër, rikonstruksion shtëpisë së Ismail Kadaresë
Shumë shpejt pritet të rifillojnë punimet restauruese në shtëpinë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, pas një ndërprerje prej gati dy vjetësh, shkak për të cilën ishte shpronësimi i objektit, pasi ne te banonte nje familje. Bashkia e Gjirokastrës do të ndërhyjë duke bërë dëmshpërblimin e kësaj familje, por njëkohësisht edhe duke dhënë mundësinë për rifillimin e punimeve restauruese në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, e cila së shpejti do të kthehet në një qendër kulturore. (Gazmend Agaj)