Japonia ndalon derdhjen e ujit radioaktiv në det
Japonia ndalon derdhjen e ujit radioaktiv në det. Të mërkurën më 6 prill, kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, njoftoi se në agregatin e reaktorit nr.2 të centralit Daiichi, është futur "lëng xhami", për të ndaluar rrjedhjen e ujit. Gjithashtu, për të ndaluar shpërthimin e hidrogjenit në reaktor, kompania filloi futjen e azotit në kapakun sigurues të reaktorit. Që nga 4 prilli, kur kompania filloi derdhjen e ujit të ndotur radioaktiv në det, ndaj Japonisë ka protestuar Koreja e Jugut dhe vende të tjera. Ndërkohë Franca, një nga vendet që ka ofruar asistencën teknike për Japoninë, tha se autoritetet aty nuk japin informata të mjaftueshme se si do ta trajtojnë ujin e ndotur të centralit. Franca shpreson se autoritetet japoneze, do të jenë më transparente.