Niveli i jodit radioaktiv në ujin e detit vijon të rritet, pranë centralit Daiichi në Fukushima. Autoritetet japoneze njoftuan të enjten më 31 mars, se dendësia e jodit radioaktiv është 4385 herë më shumë se norma e lejuar. Kjo është dendësia më e madhe e zbuluar deri tani.
Agjencia japoneze e Sigurisë Bërthamore dhe Industriale, tha se rritja e dendësisë tregon derdhjen e materialit të ri radioaktiv në det.
Për shkak të radioaktivitetit të lartë afër centralit Fukushima Daichi, Agjencia e Energjisë Atomike Ndërkombëtare sugjeroi largimin e sa më shumë banorëve nga zona për rreth.
Ndërkohë, arriti në Tokio kontingjenti i tretë i ndihmave humanitare, të dërguara nga qeveria kineze. (Shy Guan)