Megjithëse inxhinierët përparuan në rilidhjen e energjisë elektrike për reaktorët në centralin bërthamor Daiichi në Fukushima, gjendja vijon të paraqitet serioze. Këtë e konfirmon edhe IAEA, Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Sipas ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të agjencisë, Graham Andru, temperatura në reaktorin nr.1 dhe nr.3 është ende e lartë. Gjithashtu z. Andru, njoftoi në një konferencë shtypi se megjithëse temperatura në reaktorin nr.2 tani mban në një nivel të qëndrueshëm, shkalla e dëmtimit të bërthamës së reaktorit ende është e paqartë. Kjo sipas tij, lidhet me mungesën e informacionit.
(Çan Yean)