Ndotja radioaktive po përhapet në Japoni. Tani është zgjeruar harta e zonave të kontaminuara në të gjithë vendin, ku uji, qumështi dhe zarzavatet, rezultojnë të ndotura.
Kryeministri japonez, Naoto Kan, u bëri thirrje më 23 mars banorëve vendas në provincën Fukushima, të ndalojnë ngrënien e disa lloje perimesh me gjethe si spinaqi, lakra etj. Ndotja e shkaktuar nga lëndët radioaktive po kërcënon sigurinë e ushqimit dhe ujit të pijshëm në Japoni.
Ndërkohë, Ministria japoneze e Shkencave, konfirmoi se uji në 13 zona të vendit, ka përmbajtje radioaktive. Ndërsa, SHBA-ja vendosi të ndërpresë përkohësisht importin e qumështit, perimeve dhe frutave nga disa krahina të Japonisë. Frutat e detit ndërkohë mund të futen në tregun amerikan, por ato më parë duhet të kalojë testimin radioaktiv.
(Çan Yean)