Autoritetet në Japoni vazhdon punën mbi pajisjet e brendshme të centralit Daiichi të Fukushimës, ku inxhinierët po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike të reaktorëve, sa më herët.
Një ditë më parë, në reaktorët nr.1 dhe nr. 6 të centralit u kthye energjia elektrike. Por Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), deklaroi më 22 mars se, me gjithë përmirësimin e situatës, ajo ende mbetet "shumë e rëndë."
E pasigurt, paraqitet situata në centralin bërthamor të Fukushimës. Një sërë problemesh të papritura u shfaqën në reaktorë të mërkurën më 23 mars. Temperatura e reaktorit nr.1 u rrit papritur, ndërsa treguesit e rrezatimit radioaktiv tejkaluan nivelin standard në reaktorin nr.2. Sipas njoftimeve një punonjës u plagos në reaktorin nr.3. Të gjitha këto probleme tregojnë se centrali Daiichi, është ende i pasigurt.
Ndërkohë po zgjerohet rrezatimi radioaktiv rreth centralit Daiichi të Fukushimës. Në ujin e detit në afërsi të reaktorit Daichi, rrezatimi radioaktiv, e tejkalon nivelin standard, sipas matje të bëra më 22 mars. Kjo tregon se ndotja nga rrezatimi radioaktiv po zgjerohet nga toka dhe ajri deri në det. Por qeveria japoneze thotë se tani nuk ka asnjë plan për të zgjeruar evakuimin afër centralit.
Lidhur me bilancin e të vdekurve që vazhdon të rritet, policia japoneze konfirmoi se deri orën 12:00 të 23 marsit, tërmeti i fortë dhe cunami shkaktuan vdekjen e 9408 njerëzve, ndërsa 1471 të tjerë konsiderohen të humbur.
Qeveria japoneze parashikon se humbjet ekonomike direkte nga fatkeqësia natyrore, ndoshta do të arrijnë në 25 trilionë yen.