Pas rikthimit të energjisë elektrike në reaktorët nr.2 dhe nr.5, inxhinierët mundën ta rikthejnë energjinë edhe për reaktorët nr. 1 dhe nr.6 në centralin Daichi të Fukushimës. Autoritetet shpresojnë të rikthejnë energjinë edhe në reaktorët e tjerë brenda një kohe të shkurtër, për të vënë në punë sistemin e ftohjes. Vetë kryeministri japonez, Naoto Kan, e quajti "progres" rikthimin e energjisë, duke e krahasuar me situatën fillestare. Por komuniteti ndërkombëtar po mban ende një qëndrim të kujdesshëm ndaj situatës.
Sekretari i Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukio Amano, ritheksoi në mbledhjen e posaçme të Komitetit të Sigurimit të organizatës, së situata në centralin bërthamor të Fukushimas është "ende e rëndë". Por "ne po fillojmë të shikojmë progres pozitiv", shton z. Amano.(Zhan Dian)