Skuadra kineze e kërkim shpëtimit që mori pjesë në operacionet humanitare në Japoni, pas tërmetit dhe cunamit që e pasoi, përfundoi misionin e saj. Trupat kineze, që mbërritën të parat në zonën e shkatërruar në verilindje të Japonisë, u falënderuan për ndihmën e dhënë nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Që nga 13 marsi, një skuadër e përbërë nga 15 vetë filloi operacionet e kërkim shpëtimit në Japoni. Gjatë këtyre ditëve, kur ende gjendja ishte e paqartë në centralin bërthamor në Fukushimas, ata ende vazhduan punën në terren.
(Çan Yean)