Pas përpjekjeve disaditore, inxhinierët mundën të rikthejnë energjinë elektrike për reaktorët nr. 2 dhe nr.5 të centralit bërthamor të Fukushimas në Japoni. Rikthimi i energjisë do të fusë në punë gradualisht sistemin e ftohjes, cili do të parandalojë derdhjen e materialeve radioaktive.
Të dielën, më 20 mars, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), deklaroi se "situata në centralin bërthamor të Fukushimës ka tendencë përmirësimi në 24 orët e fundit". Agjencia shton se për momentin, situata duket e stabilizuar, por ajo mbetet ende e rëndë.
Të dhënat e policisë japoneze, konfirmuan 8649 njerëz të vdekur nga tërmeti i fortë dhe cunami, ndërsa 12'877 të tjerë konsiderohen të humbur, deri në orën 9 të mbrëmjes së të dielës.
Në një raport të Bankës Botërore, thuhet se, tërmeti dhe cunami që goditën Japoninë do të shkaktojnë uljen me 0.5% të GDP-së të këtij viti. Ndërkohë BB, parashikon një periudhë 5 vjeçare për rindërtimin e vendit.(Zhan Dian)