PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japoni: futja e ujit në reaktorë pati efekt
2011-03-20 21:11:49 cri komenti juaj Printoni
Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Tosimi Kitazawa bëri të ditur më 19 mars se patën një farë efekti futja e ujit në agregatet të centralit bërthamor. Po këtë ditë, ministri i Jashtëm i Japonisë Takeaki Matsumoto i shprehu Kinës falënderime për ndihmat ndaj zonës japoneze të prekur nga tërmeti.

Ministri i Mbrojtjes tha se në mëngjesin e 19 marsit, temperaturat mbi agregatet nr.1 deri në nr.4 të centralit të parë të Fukushimas nuk kaluan 100 gradë celsius, gjë që tregon efektivitetin e futjes së ujit ditë me radhë, të realizuar nga forca e vet-mbrojtjes dhe nga zjarrfikësit. Në të ardhmen do të vazhdohet ftohja e agregateve me futjen e ujit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli më 18 mars në Gjenevë se jashtë zonës së rrezikshme, me rreze mbi 30 km larg centralit të parë të Fukushimas, u mat vëllimi shumë i vogël të rrezatimit, që nuk përbën kërcënim për shëndetin e njeriut. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China