PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japoni: stabilizohet pak situata në centralin elektrik bërthamor
2011-03-19 21:10:54 cri komenti juaj Printoni

Është relativisht stabilizuar situata në centralin elektrik bërthamor Fukushima Nr.1, ku derdhet karburanti radioaktiv. Punonjësit po marrin masa të ndryshme për uljen e temperaturës në sistemin e reaktorëve, që të parandalojnë prishjen e mëtejshme të shkopinjve të karburantit bërthamor. Më 19 mars paradite agregatet nr.5 dhe nr.6 gjeneratorët urgjentë me diezel rifilluan funksionet dhe në agregatet nr.5 rifilloi edhe funksioni i ftohtjes. Edhe në agregatet të tjera të këtij centralit elektrik bërthamor parashikohet të rifillojë shpejt më 19 ose 20 mars furnizimi me energjinë elektrike, si dhe funksionimi i sistemit të ftohjes për reaktorët.

Njoftohet se po ulet treguesi radioaktiv, i kontrolluar në rajonin rreth centralit elektrik bërthamor Fukushima. Në distriktin Fukushima u përcaktuan 67 veta, që u rrezatuan nga incidenti i centralit elektrik bërthamor, por vëllimi i rrezatimit nuk do të ndikojë në shëndetin e tyre.

Sipas Policisë Japoneze, deri në orën 9 paradite të 19 marsit, tërmeti dhe cunami shkaktuan 7197 viktima dhe mbi 10 mijë të humbur. Afro 300 mijë të prekur qëndrojnë ende në strehët e përkohshëm, me kushte jo të mira. Qeveria japoneze mendon për shpërnguljen e tyre në rajone të tjera. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China