PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japoni, rritet numri i viktimave
2011-03-18 19:15:29 cri komenti juaj Printoni

Shtatë ditë pas tërmetit të 11 marsit në Japoni, deri në orën 6 në mbrëmje sipas orës lokale, numri i viktimave arriti në 5457 dhe 9508 të tjerë janë konfirmuar si të zhdukur. Ndërkohë, vende të ndryshme, po i dërgojnë Japonisë, ndihma financiare dhe materiale.

Para një gjendjeje të tillë, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare, Jukija Amano, deklaroi në Vjenë se ai do ta vizitojë sa më parë Japoninë për të vlerësuar së bashku me autoritetet japoneze, shkallën e dëmtimit të centralit bërthamor.

Ndërsa, Kina, pas kërkesës së qeverisë japoneze, do t'i dhurojë Japonisë 10 mijë tonë benzinë dhe 10 mijë tonë naftë diezel. Kjo ndihmë u shtohet materialeve humanitare me një vlerë prej 30 milionë juanësh dhe dërgimit të skuadrës të shpëtimit.

(Çan Yean)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China