Ambasada kineze në Japoni po vijon të ndihmojnë në evakuimin e shtetasve kinezë në zonën e prekur rëndë nga tërmeti. Ndërkohë, organizata e institucione të ndryshme në Kinë, po dhurojnë para dhe materiale për zonën e prekur nga tërmeti në Japoni, për të ndihmuar rindërtimin.
Sipas të dhënave të ambasadës kineze në Japoni, deri në orën 17:00 të 17 marsit sipas orës lokale, 6000 shtetas kinezë u evakuuan me dëshirën e tyre nga zona e prekur rëndë. Ndër ta 1500 u larguan nga Tokio, 4500 të tjerë arritën në aeroportin Niigata. (Fang Xiaoyu)