Bilanci zyrtar i të vdekurve në Japoni nga tërmeti dhe cunami që e pasoi, vijon të rritet. Policia japoneze, njoftoi se deri në orën 16:00 të 17 marsit, numri i viktimave arriti në 5429 dhe 9594 njerëz të tjerë konsiderohen të humbur. Në zonat e prekura rëndë nga fatkeqësia, Miyagi Ken, Fukushima Ken, Iwate Ken etj., rreth 380 mijë banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë, për t'iu shmangur rrezikut. Njoftohet se më se 100 mijë ndërtesa, janë shkatërruar.
Për shkak të shtimit të rrezikut nga derdhja e karburantit radioaktiv nga centrali bërthamor i Fukushimas, autoritetet japoneze, që po marrin pjesë në operacionin për uljen e temperaturës në reaktorin nr. 3, përdorën helikopterë për të futur ujë. (Fani)
1 2