Një shtetas kinez ka humbur jetën në Japoni, njoftoi më 17 mars, ambasada kineze në Japoni.
Ndërkohë, shtetas kinezë, që ndodheshin në zonën e prekur nga tërmeti, u evakuuan. Zëdhënësi i ambasadës kineze, Deng Wei, deklaroi se deri në orën 10:00 të 17 marsit, 4400 shtetas kinezë arritën në aeroportin "Narita" të Tokios dhe në atë të qytetit Niigata me autobusë, të dërguar nga ambasada. Momentalisht, 1361 kinezë u kthyen në Kinë me avionë. (Fang Xiaoyu)