Problemet që po shfaqen në centralet bërthamore të Japonisë, shpërthimet dhe rrjedhjet e materialeve radioaktive, duket se nuk do të ndikojnë planet e shumë vendeve për të zhvilluar energjinë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike.
Qeveria holandeze njoftoi, se nuk ka arsye të ridiskutohet vendimi për ndërtimin e centralit bërthamor. Ndërkohë, kryeministri francez, Franso Filon, deklaroi se siguria dhe transparenca bërthamore e Francës, radhitet ndër vendet e para në botë. "Nuk duhet ta mohojmë tërësisht këtë industri për shkak të një incidenti të tillë", tha Filon.
Përveç tyre, vende si Italia, Spanja, Bullgaria, Polonia etj., theksuan ditët e fundit se ato nuk do të ulin varësinë nga energjia bërthamore. Nuk do të ketë tërhiqje nga energjia bërthamore për shkak të incidenteve.
(Çan Yean)