Ndihma dhe personel nga e gjithë bota po i drejtohen zonës së prekur nga tërmeti dhe cunami në Japoni, për të dhënë ndihmën e tyre.
Ministria kineze e Shëndetësisë, njoftoi se do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore, për rajonin e prekur nga fatkeqësia natyrore në Japoni. Dy ekipe prej 30 vetash të ndihmës mjekësore janë gati dhe presin urdhrin për tu nisur drejt Japonisë.
Gjithashtu Kryq i K kinez, vendosi të japë një fond urgjent ndihme prej 5 milionë juanësh. Po kështu një ekip i shpëtimit ndërkombëtar i Kinës, i përbërë nga 15 veta, po zhvillon operacionit e kërkim shpëtimit në Japoni. Përveç tyre, arriti në Japoni, kontingjenti i parë i materialeve ndihmëse, të dhuruara nga Kina.
Edhe SHBA-ja dërgoi dy ekipe të shpëtimit, duke përfshirë edhe specialistë të energjisë bërthamore. Specialistët, do të ndihmojnë autoritetet japoneze të shmangin derdhen e materialit bërthamor.
Singapori dhe Indonezia gjithashtu dërguan ekipet e tyre të shpëtimit në Japoni. (Yuan Xin)