PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat botërore komentojnë zhvillimet politike në Kinë
2011-03-15 18:58:05 cri komenti juaj Printoni

Zhvillimet e fundit politike në Kinë, mbajtja e dy sesioneve vjetore, u përcollën nga media ndërkombëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, shkruante për sesionin e Asamblesë Kombëtare Popullore, e cila miratoi planin e ri pesëvjeçar. Plani përcakton ndryshimin e mënyrës së rritjes ekonomike, rritjen e të ardhurave të fshatarëve dhe forcimin e stabilitetit shoqëror, si objektiva të ardhshme. Kjo do të thotë, shkruan DPA, se qeveria kineze do të përpiqet të rritë cilësinë dhe efektivitetin e zhvillimit ekonomik, duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe harmoninë shoqërore.

Lidhur me planin e ri, agjencia franceze e lajmeve, AFP, i kushtoi më shumë vëmendje objektivit të rritjes ekonomike. Në komentin e agjencisë franceze, 7% rritje mesatare vjetore, ka për qëllim shpërndarjen më të barabartë të pasurisë kombëtare. Sipas AFP-së, kjo do të realizojë një ekonomi me zhvillim të vazhdueshëm, nëpërmjet shtimit të konsumit të brendshëm.

Gjithashtu, agjencia e lajmeve, Asociated Press, raportoi se kryeministri kinez Wen Jiabao, mënjanoi mundësinë për të shpejtuar rritjen e vlerës së RMB-së për të përballuar inflacionin. Sipas AP-së, kjo tregon se qeveria kineze duhet të marrë parasysh ndikimet që rritja e vlerës së monedhës, mund të japë tek kompanitë dhe hapjen e vendeve të punës në Kinë.

(Çan Yean)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China