PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japoni: 6 mijë të vdekur e të plagosur
2011-03-15 20:31:19 cri komenti juaj Printoni
Rrjedhja e materialit bërthamor dhe rreziku nga rrezatimit mbeten shqetësuese për Japoninë. Më problematike situata paraqitet në reaktorin e parë bërthamor të centralit të Fukushimës. Përveç rrezikut të shpërthimit, aty ekziston mundësia e rrjedhjes së materialeve radioaktive, të cilat do të kërcënojnë shëndetin e njerëzve.

Në distriktin Ibaraki në jug të Fukushimas, niveli i rrezatimit është 100 herë më i madh se treguesi normal. Rrezatimi është matur në nivel të ulët edhe në zonën pranë Tokios, që ndodhet 220 kilometra larg nga centrali bërthamor.

Vijon të rritet bilanci i viktimave në Japoni, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues. Deri në orën 12 e 30 të 15 marsit, policia japoneze, konfirmoi se nga tërmeti i 11 marsit, të paktën 2475 veta vdiqën dhe 3611 të tjerë konsiderohen të humbur. Operacionet e kërkim shpëtimit janë ende në punë, ndërsa autoritetet parashikojnë se numri i të vdekurve do të rritet.

Mësohet se tani në zonën e prekur nga tërmeti, mungojnë ushqimet, ilaçe dhe gazi për ngrohej. Shumë spitale i kanë mjekuar thjeshtë të plagosur të lehtë.

Pranë centralit ndërkohe po vijon puna për të ulur temperaturën në reaktorin 1,2 dhe 3 të këtij centrali, duke injektuar ujin e detit. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China