Kryetari i shtetit të Kinës, Hu Jintao, i dërgoi më 14 mars, Perandorit japonez Akihito, një telegram ngushëlli, në emër të qeverisë dhe popullit kinez, për viktimat që humbën jetën nga tërmeti dhe cunami, që goditi zonën verilindore të Japonisë.
Kryetari kinez, dëshiron gjithashtu, që populli japonez t'i kapërcejë sa më parë vështirësitë dhe të rindërtojë vendin. Kina është gati t'i japë ndihmat e nevojshme Japonisë.
(Çan Yean)