Në reaktorin bërthamor japonez të Fukushima-s ndodhi një tjetër shpërthim. Ai u regjistrua në orën 11 e 1 minuta, në reaktorin e tretë të centralit të parë bërthamor elektrik. Autoritetet, thotë se shpërthimi, ndodhi si pasojë e bashkimit të hidrogjenit me oksigjenin.
Shefi i Kabinetit të kryeministrit japonez, Yukiio Edano, deklaroi pas një bisede më drejtorin e centralit bërthamor, se situata vazhdon ende të jetë kritike, ndërkohë që vazhdon ftohja e reaktorit. ,
Autoritetet thonë se mundësia e daljes së karburantit bërthamor radioaktiv, është e vogël. Banorëve u është kërkuar të evakuohen në një rreze prej 20 kilometrash, në rast shpërthimi. Bëhet fjalë për rreth 600 banorë.
Kryeministri japonez, Naoto Kan, deklaroi përpara gazetarëve, se po situata në centralin bërthamor të Fukushimas, vazhdon të jetë shqetësuese. (Du)