Kryeministri Wen Jiabao, tha se Kina, uli ritmin e rritjes ekonomike, për ta diversifikuar zhvillimin dhe rritur efektivitetin ekonomik. Kina e vë frenimin e inflacionit në vend të parë dhe beson ta kontrollojë atë, tha z. WEN.
Duke folur për reformën e sistemit politik, kryeministri kinez, deklaroi se ajo duhet zhvilluar së bashku me reformën e sistemit ekonomik. Kina po vazhdon të kërkojnë se cila është reforma më e mirë e zhvillimit. "Zhvillimi i Kinës nuk duhet të jetë një model", tha kryeministri.
Zhvillimi i Kinës dhe i vendeve të tjera, duket të vijë sipas situatës së brendshme. Të gjitha vendet, tha kryeministri kinez, duhet të respektojnë dhe të mësojnë nga njëri-tjetrin, mënyrat e ndryshme të zhvillimit. (Fani)