Kina rreshtohet me vendet e tjera të botës, që po dërgojnë njerëz dhe ndihma në Japoni, pas cunamit shkatërrues. Ministria kineze e Tregtisë, njoftoi vendimin e qeverisë për të dhuruar materiale ndihmëse dhe ndihma të tjera humanitare, me një vlerë prej 30 milionë juanë, për qeverinë japoneze. Kontingjenti i parë i ndihmave u nis në paraditen e 14 marsit nga Shangai. Ai përfshin tenda dhe pajisje ndriçimi për rastet e emergjencës.
Kryeministri kinez, Wen Jiabao, i telefoni kryeministrit japonez Naoto Kan, dhe i shprehu ngushëllime të thella për popullin dhe qeverinë japoneze..
Pasditen e 11 marsit, në zonën verilindore të Japonisë, ra një tërmet i fuqishëm prej 8.9 ballësh i shkallës Rihter, që më pas shkaktoi cunami. Dëmet materiale dhe humbjet e jetëve njerëzore janë të mëdha. (Fang Xiaoyu)