Më 13 mars, përfundoi punimet e tij në Pekin sesioni i 4-të i Komitetit Kombëtar i legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes, kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Jia Qinglin u shpreh se në këtë sesion mbaruan me sukses të gjitha punët në rendin e ditës. Gjatë sesionit, anëtarët paraqitën shumë mendime e propozime të vlefshme lidhur me përsosjen e strukturës ekonomike, sigurimin e përmirësimin e jetesës së popullit, zhvilimin e kulturës socialiste, forcimin e administrimit shoqëror, ruajtjen e lulëzimit e stabilitetit të Hong Kongut e të Makaos, nxitjen e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit etj.
Në këtë sesion u paraqitën gjithësej 5762 propozime dhe nëpërmjet shqyrtimit, u pranuan 5408 prej tyre. (Fani)