Tërmeti i fuqishëm 8.8 ballësh sipas shkallës Rihter që tronditi Japoninë më 11 mars pasdite, shkaktoi cunami në masa të madhe, duke shkaktuar humbjet e mëdha. Pas tërmetit, shumë vende dhe organizata ndërkombëtare shprehin ngushëllime, dhe dëshirojnë të ofrojnë ndihmë.
Drejtori i Bankës Botërore Robert Zoellick u shpreh ngushëllimin në deklaratën e publikuar në 11 mars, dhe dëshiron të ofrojë ndihmë të nevojtshme.
Kryetari i I.A.E.A-së Yukiya Amano tha më 11 mars se, instituti është i gatshëm për të ofruar mbështetjen shkencore.
Komiteti i BE-së deklaroi më 11 mars se, hapet sisitemi urgjent i mbrojtjes civile për të ndihmuar Japoninë e vuajtur nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar.
Kryeministri kinez Wen Jiabao i dërgoi homologut të tij japonez Naoto Kan, një telegram ngushëllimi për viktimat që shkaktoi tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Z. Wen, shprehu gjithashtu në emër të qeverisë dhe të popullit, dëshirën për të ndihmuar në çdo formë.
SHBA-ja, Gjermania, Australia, edhe Kanadaja, Finlanda, Singapori dhe vendet e tjera shprehin dëshirën për të ndihmuar nëse ka nevojë. (Zhan Dian)