Siç ishte parashikuar, objektivi për një sistem ligjor socialist me karakteristika kineze, u përmbush. Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, në sesionin vjetor të 10 marsit, të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryetari i komitetit të përhershëm të Asamblesë, organit më të lartë ligjvënës të Kinës, Wu Bangguo, deklaroi përmbushjen e objektivit për një sistem ligjor socialist me karakteristika kineze.
Gjatë sesionit, Wu Bangguo, mbajti raportin e punës të komitetit të përhershëm. Sipas tij, deri në fund të vitit 2010, Kina miratoi 236 ligje efikase, mbi 690 rregulla administrative dhe 8600 ligje lokale. Ato i kanë shërbyer formimit të një sistemi ligjor socialist me karakteristika kineze.
Wu Bangguo, tha se krijimi i këtij sistemi ligjor i shkon për shtat, gjendjes së Kinës, e cila nuk ka një sistem shumë partiak në qeverisje. (Sihai)