Në pesë vitet e ardhshme në Kinë, paga minimale do të rritet gradualisht e bashkë më të do të ndërtohet edhe një sistem për rritjen e rrogave të punëtorëve, deklaroi Yin Weimin, ministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Shoqërore.
Duke folur për projektplanin e 12-të 5-vjeçar, ministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Shoqërore, Yin Weimin, deklaroi edhe ndërtimin e një sistemi të sigurisë shoqërore në qytete dhe fshatra. Më i rëndësishëm në këtë proces është sistemi për sigurimin e pensioneve të të moshuarve, në qytete e fshatra. (Çang Çuo)