Kina dhe Rusia pritet të thellojnë edhe më tej bashkëpunim e tyre. Ky vit shënon 10-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit për Bashkëpunimin Miqësor dhe Fqinjësinë e Mirë, mes Kinës dhe Rusisë, si edhe 15-vjetorin e Paktit të Marrëdhënieve dhe Partneritetit e Bashkëpunimit Strategjik.
Në konferencën e shtypit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, ministri i Jashtëm, Yang Jiechi, tha se shpreson, që të dyja vendet do të kapin rastin, për të nxitur më tej marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit strategjik.
Ministri Yang, njoftoi se me ftesën e presidentit rus Dimitry Medvedev, këtë vit, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, do të vizitojë Rusinë. Gjithashtu gjatë vitit, të dyja palët do të organizojnë një sërë aktivitetesh për të kremtuar 10 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Bashkëpunimit Miqësor e të Fqinjësisë së Mirë. (Yuan Xin)