PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: Shpenzimet ushtarake, në përputhje me potencialin e shtetit
2011-03-07 21:58:42 cri komenti juaj Printoni
Rritja e shpenzimeve ushtarake të Kinës, ka tërhequr vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Uebsajtit rus "Kommentarii", shkruan se shpenzimet e Kinës për ushtrinë, po rriten paralelisht me rritjen e fuqisë ekonomike dhe potencialit të saj në tërësi.

Sipas artikullit, në vitin 2011 shpenzimet e Kinës për ushtrinë do të arrijnë në 601.1 miliardë juanë, pra një rritje me 12.7% në krahasim me vitin 2010. Kjo rritje e rendit Kinën të dytën në botë, gjë që përputhet me pozicionin e saj si ekonomia e dytë në planet.

Britanikja "The Times", shkruante se edhe sikur të realizojë këtë rritje, buxheti i Kinës në mbrojtje do të jetë vetëm 6% e buxhetit të përgjithshëm të vendit. Kjo përqindje është më e ulët se shumë vende të tjera, shkruan "The Times".

Ndërkohë gazeta amerikane "The New York Times", duke iu referuar fjalëve të zëdhënësit të senatit kinez, Li Zhaoxing, shkruante se rritja e shpenzimeve ushtarake nga Kina, bëhet kryesisht, për përmirësimin e instalimeve dhe të jetës së ushtarakëve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China